Në vitin e parë të shkollës, nxënësit tanë Erdajt Sopjani, Idriz Mirena dhe Lum Vokshi kanë arritur në vendin e dytë në kategorinë “Rinia në TIK”, mosha 16 – 21 me projektin Implementimi i Inteligjencës Artificiale për të ndihmuar jetën tonë të përditshme tek edicioni i 11-të i ICT Awards të mbajtur në Tiranë.
Konkurenca ka qenë e fortë, dhe kjo e konfirmon misionin dhe vizionin e shkollës sonë në përgjithësi dhe stafit të British Gymnasium of Technology në veçanti, për zhvillim të kuadrove në fushën e ICT-së.
Projekti ka pasë fokus Implementimin e Inteligjencës Artificiale në komunikacion rrugor dhe gjestikulacionet e njerëzve.
Ky është çmimi i dytë me radhë i shkollës sonë, pas suksesit në Javën e Shkencës të organizuar në Don Bosko.