BGT kishte kënaqësinë të mirëpresë z. Richard Le Vay, Shef i Politikës së Brendshme dhe Komunikimit në Ambasadën Britanike në Kosovë. Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të javëve kur shënohet Dita e Përkujtimit (Remembrance Day), e njohur edhe si Dita e Lulëkuqes (Poppy Day), nismë kjo e Legjionit Mbretëror Britanik që nga fundi i Luftës së Parë Botërore, për të përkujtuar dhe nderuar guximin dhe sakrificën e të gjithë të rënëve në shërbim të kombit.
Në përputhje me këtë traditë, Ambasada Britanike në Kosovë dhe Legjioni Mbretëror Britanik kanë nisur fushatën tradicionale për mbledhjen e fondeve në përkrahje të veteranëve të luftës dhe femijeve të tyre. Edhe nxënësit e BGT-së kanë treguar solidaritetin e tyre, duke i kontribuar kësaj iniciative me një donacion modest, i cili i’u dhurua z. Le Vay gjatë takimit.
Gjatë takimit që z. Le Vay pati me një pjesë të nxënësve shkollës sonë, ndër të tjera, ai theksoi rëndësinë e madhe të Ditës së Përkujtimit dhe asaj që simboli i Lulëkuqes përfaqëson, si dhe prezantoi një pjesë të punës që Ambasada e Britanisë së Madhe bën në Kosovë. Për më tepër, ai tregoi gatishmërinë e tij që të përgjigjet edhe në disa prej pyetjeve të nxënësve të pranishëm, duke mundësuar kështu një bashkëbisedim mjaft interesant.
![](https://bgt.school/wp-content/uploads/2023/11/BLL_9479-1.jpg)
![](https://bgt.school/wp-content/uploads/2023/11/BLL_9308-1.jpg)
![](https://bgt.school/wp-content/uploads/2023/11/BLL_9299-1.jpg)
![](https://bgt.school/wp-content/uploads/2023/11/BLL_9347-1.jpg)
![](https://bgt.school/wp-content/uploads/2023/11/BLL_9312.jpg)
![](https://bgt.school/wp-content/uploads/2023/11/BLL_9479.jpg)