Gentiana Blakaj është profesoreshë në Gjimnazin Britanik të Teknologjisë.
Ajo ligjëron lëndët: Sistemet e Teknologjisë së Informacionit – Strategjia, Menaxhimi dhe Infrastruktura, Menaxhimi i Projekteve të TI-së, Mbështetja dhe Menaxhimi Teknik i TI-së, Testimi i softuerit dhe Mjetet e modelimit të procesit të biznesit.
Gentiana studimet bachelor të Shkencës në Informatikë Inxhinierike i ka përfunduar në Universitetin “Isa Boletini”, në Mitrovicë, ndërsa studimet Master për Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri i ka përfunduar në Universitetin për Biznes dhe Teknologji.
Blakaj ka qenë pjesë e Erasmus + Shkëmbim, si Studente Master në Fakultetin e Telekomunikacionit – Drejtimi Teknik në Universitetin e Sofjes të Bullgarisë.