Politika e Privatësisë
British Gymnasium of Technology (BGT)
Ueb-faqja: https://bgt.school
1. Kush jemi ne
Kjo ueb-faqe administrohet nga British Gymnasium of Technology (BGT) dhe ka për qëllim informimin e vizitorëve për programet arsimore, aktivitetet e shkollës dhe mundësinë e aplikimit për studime.
Në cilësinë e kontrolluesit të të dhënave personale, BGT përpunon të dhëna personale në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kosovës, duke respektuar parimet e ligjshmërisë, drejtësisë dhe transparencës.
2. Çfarë të dhënash mbledhim
Gjatë vizitës në ueb-faqen tonë mund të mblidhen disa kategori të dhënash teknike dhe personale, përfshirë:
-
adresën IP
-
identifikues online
-
të dhëna për pajisjen dhe shfletuesin
-
të dhëna mbi përdorimin e faqes
-
të dhëna të dhëna vullnetarisht përmes formularëve online.
Këto të dhëna përdoren për:
-
funksionimin dhe sigurinë e faqes
-
analizimin e trafikut dhe përmirësimin e përmbajtjes
-
komunikimin me aplikantët për studime
-
administrimin e proceseve të brendshme të shkollës.
3. Formulari i aplikimit për studime
Në ueb-faqen tonë vizitorët mund të aplikojnë për studime përmes formularit online.
Gjatë këtij procesi mund të mblidhen këto të dhëna personale:
-
emri
-
mbiemri
-
emri i prindit
-
qyteti
-
numri i telefonit
-
emaili i prindit.
Këto të dhëna mblidhen me qëllim të:
-
shqyrtimit të aplikimit për regjistrim
-
komunikimit me prindin ose kujdestarin
-
administrimit të procesit të pranimit të nxënësve.
Të dhënat përdoren vetëm për qëllime administrative dhe akademike të shkollës dhe nuk transferohen apo shpërndahen tek palë të treta, përveç rasteve kur kërkohet nga ligji.
4. Cookies dhe teknologjitë e gjurmimit
Ueb-faqja jonë përdor cookies dhe teknologji të ngjashme për të përmirësuar funksionimin e faqes dhe për të analizuar trafikun.
Cookies mund të përdoren për:
-
funksionimin teknik të faqes
-
analiza statistikore të trafikut
-
përmirësimin e përvojës së përdoruesit
-
analiza të marketingut.
Vizitorët informohen për përdorimin e cookies përmes një njoftimi që shfaqet në momentin e hyrjes në ueb-faqe dhe mund të japin ose refuzojnë pëlqimin për cookies që nuk janë thelbësore.
5. Google Analytics
Faqja jonë përdor Google Analytics, një shërbim analitik i ofruar nga Google për të analizuar përdorimin e ueb-faqes.
Google Analytics mund të mbledhë informacione si:
-
adresën IP
-
faqet e vizituara
-
kohën e qëndrimit në faqe
-
mënyrën e navigimit në ueb-faqe.
Këto të dhëna përdoren vetëm për analiza statistikore dhe për përmirësimin e përmbajtjes dhe funksionalitetit të faqes.
6. Facebook Pixel
Ueb-faqja jonë përdor Facebook Pixel, një teknologji analitike e ofruar nga Meta për të analizuar trafikun dhe për të përmirësuar komunikimin dhe marketingun në rrjete sociale.
Ky mjet mund të mbledhë:
-
identifikues online
-
aktivitetin e përdoruesit në faqe
-
të dhëna për pajisjen dhe shfletuesin.
7. Përmbajtje e integruar nga faqe të tjera
Ueb-faqja jonë mund të përmbajë përmbajtje të integruar nga platforma të tjera, si video ose materiale multimediale.
Këto faqe mund të mbledhin të dhëna sipas politikave të tyre të privatësisë.
8. Me kë i ndajmë të dhënat
Në përgjithësi, ne nuk ndajmë të dhënat personale me palë të treta.
Megjithatë, disa të dhëna teknike mund të përpunohen nga ofrues të shërbimeve analitike si:
-
Google Analytics
-
Meta (Facebook Pixel)
në përputhje me politikat e tyre të privatësisë.
9. Sa gjatë i ruajmë të dhënat
Të dhënat personale ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për:
-
procesin e aplikimit
-
administrimin e dokumentacionit
-
përmbushjen e obligimeve ligjore.
10. Të drejtat tuaja
Në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ju keni të drejtë të:
-
kërkoni qasje në të dhënat tuaja personale
-
kërkoni korrigjimin e të dhënave të pasakta
-
kërkoni fshirjen e të dhënave
-
kufizoni përpunimin e tyre
-
kundërshtoni përpunimin e të dhënave.
11. Siguria e të dhënave
BGT merr masa të arsyeshme teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat personale nga qasja e paautorizuar, humbja, keqpërdorimi ose ndryshimi.
12. Ndryshimet në politikë
Kjo politikë e privatësisë mund të përditësohet herë pas here për të reflektuar ndryshimet ligjore ose teknike. Versioni më i fundit do të publikohet gjithmonë në këtë faqe.