Ndër lëndët kryesore në lëndët profesionale të BGT, Sistemet e TI do të mbahet për 4 orë në javë, në total prej 140 orë gjatë vitit të parë.

4 orë në javë

140 orë në vit

15 orë punë praktike

5 orë vetë studim

Moduli me pak fjalë

Nxënësit mësojnë për rolin e sistemeve kompjuterike dhe implikimet e përdorimit të tyre në situata personale dhe profesionale.

Prezantimi i modulit

Sistemet e teknologjisë së informacionit (TI) luajnë një rol të rëndësishëm në botën përreth nesh. Ato luajnë një rol kyç në pothuajse çdo gjë që ne bëjmë. Ato u japin individëve dhe organizatave mundësi për qasje në mallra, informacione dhe shërbime nga e gjithë bota në një masë që nuk ishte e mundur më parë. Të dini se si të zgjedhni dhe të përdorni sistemet e duhura të TI-së do t’ju sjellë dobi personale dhe profesionale.

Ju do të hulumtoni lidhjet midis harduerit dhe softuerit që formojnë një sistem TI-së. Ju do të shikoni mënyrën se si funksionojnë sistemet individualisht dhe së bashku, si dhe marrëdhëniet midis përdoruesit dhe sistemit. Ju do të shqyrtoni çështjet që lidhen me përdorimin e sistemeve të TI-së dhe ndikimin që ato kanë tek organizatat dhe palët e tyre të interesit. Ju do të hulumtoni se si sistemet e TI-së u mundësojnë organizatave t’u qasen të dhënave, informacioneve dhe përdoruesve në nivel lokal dhe global.

Kjo njësi do t’ju japë një kuptim themelor të të gjitha fushave të TI-së, duke mbështetur përparimin tuaj në nivel të arsimit të lartë të lidhur me TI-në.

Për të përfunduar detyrën e caktuar në këtë njësi, do t’ju duhet të nxirrni dhe të zbatoni të mësuarit tuaj nga të gjitha fushat kryesore të përmbajtjes.

Shkarkoni syllabusin e lëndës: SISTEMET E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

Aktivitetet

  • 15 orë punë praktike
  • 5 orë vetë studim