– VITI II
3 orë në javë; 99 orë në vit
10 orë punë praktike
5 orë vetë studim
4 orë punë në industri
–  VITI III –
3 orë në javë; 91 orë në vit
10 orë punë praktike
5 orë vetë studim
10 orë punë në industri

Moduli me pak fjalë

Nxënësit studiojnë konceptet themelore dhe implikimet e gjuhëve të programimit për të dizajnuar, zhvilluar dhe testuar programe kompjuterike.

Prezantimi i modulit

Organizatat dhe individët varen gjithnjë e më shumë nga funksionet dhe shërbimet e ofruara nga pajisjet kompjuterike si telefonat inteligjentë, tabletët, laptopët dhe kompjuterët personalë. Ju përdorni programe kompjuterike kur përdorni një sistem operativ ose programe aplikimi si përpunimi i tekstit dhe spreadsheets.

Të kuptuarit e koncepteve të dizajnit dhe zhvillimit të aplikacioneve softuerike me cilësi të lartë është çelësi për të siguruar që produktet të jenë efektive. Si programues, do t’ju duhet të kuptoni karakteristikat e gjuhëve të ndryshme të programimit në mënyrë që të zgjidhni dhe aplikoni metodologji të përshtatshme për të përmbushur nevojat e një klienti.

Shumë organizata dhe biznese mbështeten në programet kompjuterike për të ndihmuar në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve. Organizatat dhe bizneset (shpesh të njohur si ‘klientë’) punojnë ngushtë me programuesit për të ndihmuar në hartimin dhe ndërtimin e programeve kompjuterike që përmbushin kërkesat e tyre. Për të përfunduar detyrën e vlerësimit brenda kësaj njësie, do t’ju duhet të mbështeteni në të mësuarit nga i gjithë programi juaj i studimit dhe të aplikoni aftësitë e programimit për të ofruar një zgjidhje për një problem të ri të lidhur me TI-në.

Do të mësoni për aftësitë e të menduarit kompjuterik dhe parimet e projektimit dhe zhvillimit të programeve kompjuterike. Ju do të aplikoni aftësitë e të menduarit kompjuterik për të dizajnuar, zhvilluar, testuar, përpunuar dhe rishikuar programet kompjuterike për një gamë të caktuar qëllimesh.

Duke zhvilluar aftësitë tuaja analitike, të zgjidhjes së problemeve dhe programimit, kjo njësi do t’ju ndihmojë të përparoni në arsimin e lartë ose të punësoheni si zhvillues softuerësh.

Shkarkoni syllabusin e lëndës: Programimi