– VITI II
2 orë në javë; 64 orë në vit
10 orë punë praktike
5 orë vetë studim
10 orë punë në industri
–  VITI III –
2 orë në javë; 59 orë në vit
10 orë punë praktike
5 orë vetë studim
10 orë punë në industri

Moduli me pak fjalë

Nxënësit studiojnë se si modelimi i të dhënave mund të përdoret për të zgjidhur problemet. Ata do të dizajnojnë dhe implementojnë një model të dhënash për të përmbushur kërkesat e klientit.

Prezantimi i modulit

Në të gjitha aspektet e jetës, individët ballafaqohen vazhdimisht me situata ku duhet të peshojnë informacionin e disponueshëm për të prodhuar alternativa dhe për të marrë vendime.

Në një mjedis pune, vendimmarrja efektive mund të sigurojë zhvillimin e suksesshëm të organizatave. Vendimmarrja e dobët mund të ketë pasoja të rëndësishme negative dhe madje mund të çojë në shkatërrimin e një organizate.

Në këtë njësi, ju do të hulumtoni bazat e procesit të vendimmarrjes. Do të zbuloni se si përdorimi i modelimit të të dhënave ofron aftësinë kompjuterike për të krahasuar pasojat dhe për të përcaktuar një kurs veprimi të preferuar. Ju do të zhvilloni aftësitë dhe teknikat e nevojshme për të krijuar spreadsheets komplekse në mënyrë që të prodhoni informacion të saktë që informon vendimmarrjen.

Ju do të shqyrtoni një skenar dhe më pas do të dizajnoni, zhvilloni dhe testoni një spreadsheet; ju do të rishikoni tabelën tuaj dhe do të bëni përmirësime bazuar në komentet e përdoruesve, duke ofruar një vlerësim të efektivitetit të alternativave të prodhuara. Aftësitë e zhvilluara në këtë njësi janë të dobishme për përparimin në kurset e arsimit të lartë të informatikës ose biznesit dhe për përdorim në vendimmarrje në vendin e punës.

Shkarkoni syllabusin e lëndës: MODELIMI I TË DHËNAVE

Aktivitetet

  • 20 orë punë praktike
  • 10 orë vetë studim
  • 14 orë punë në industri