– VITI II– |
2 orë në javë; 64 orë në vit |
10 orë punë praktike |
5 orë vetë studim |
4 orë punë në industri |
– VITI III – |
2 orë në javë; 59 orë në vit |
10 orë punë praktike |
5 orë vetë studim |
10 orë punë në industri |
Moduli me pak fjalë |
Nxënësit hulumtojnë qëllimin dhe karakteristikat e animacioneve dhe efekteve digjitale dhe krijojnë një animacion, duke përfshirë efekte, të tilla si audio, që mund të përdoren në të tjera produkte mediatike. |
Prezantimi i modulit |
Animacioni dhe efektet digjitale përdoren në mënyra të ndryshme, nga produktet digjitale individuale deri tek përfshirja si pjesë e produkteve të tjera mediatike. Shembuj të aplikacioneve përfshijnë përmbajtje për filma, reklama, video muzikore, uebsajte dhe lojëra kompjuterike.
Në këtë njësi, ju do të hulumtoni qëllimin, kërkesat ligjore lokale dhe karakteristikat teknike, për shembull teknikat dhe parimet, të produkteve të ndryshme të animacionit dhe efekteve digjitale. Ju do të hulumtoni se si krijohen grafikat dhe ndikimin e teknologjive të përdorura në produktet e animacionit dhe efekteve digjitale. Ju do të dizajnoni dhe zhvilloni një produkt digjital të animacionit dhe efekteve për një audiencë dhe qëllim. Për ta bërë këtë, do të përdorni softuer dhe pajisje të specializuara për të zhvilluar produktin digjital që mund të përfshihet në një produkt mediatik më të madh, si p.sh. një uebsajt ose një lojë kompjuterike. Aftësitë e komunikimit, planifikimit dhe dizajnimit që fitoni në këtë njësi do t’ju përgatisin për hyrjen në arsimin e lartë. Punësueshmëria dhe aftësitë sipërmarrëse do të jenë gjithashtu të dobishme kur hyni në një praktikë në TI ose në vendin e punës |
Shkarko syllabusin e lëndës: ANIMACION DHE EFEKTE DIGJITALE